Yuri Kim takohet me ministren e Bujqësisë: Do rrisim investimet

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka pritur në një takim ministren e Bujqësisë, Frida Krifca ku thekson se me ndihmën e SHBA-së, do të rriten investimet. Po ashtu Kim nënvizoi përmes një postimi në Twitter, se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria.

Postimi i plotë

Takova ministren e Bujqësisë Frida Krifcën për të diskutuar bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm. Ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet (a e dini se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria?); nxjerr në pahse produktet bujqësore; mbështet turizmin në zonat rurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?