Yuri Kim telefonatë me kreun e SPAK-ut: E falënderova për arrestimet e fundit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, vlerësoi edhe punën e SPAK, pas zhvillimeve të fundit, mes të cilave arrestimi i gjyqtare së Krujës, Enkeleda Hoxha, e cila u vu në pranga bashkë me disa të tjerë, si pjesë e një skeme korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

”U takova një vit më parë me Arben Krajën”, shkruan Kim. ”E telefonova sot, e falënderova dhe e inkurajova për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, ose e përkryer, por po i shohim tani rezultatet. Të ecim përpara bashkë, hap pas hapi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?