Yuri Kim zbulon sinjalin e SHBA-së për 25 prillin: Kontrolloni kandidatët tuaj. Mos minoni demokracinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim edhe njëherë tjetër jep mesazhin që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj partive politike që për zgjedhjet e 25 prillit të jenë në garë me kandidatë të pastër e që nuk duhet që të minojnë demokracinë.

Kim ka rishpërndarë në Twitter, një mesazh të 22 korrikut të kaluar, shoqëruar me një tjetër mesazh.

Postimi i plotë i Ambasadores Yuri Kim në Twitter:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim duke ripublikuar mesazhin e 22 korrikut me këtë përmbajtje:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?