FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yuri Kim: Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin perfekte, të gjithë e dinë këtë!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë se tani është koha më e përshtatshme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mundësuar votën e diasporës.

Në një aktivitet të zhvilluar nga KQZ, Kim solli në vëmendje rikthimin e opozitës në Parlament, që sipas saj ishte diçka e rëndësishme në zgjedhjet e kaluara.

Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, ndërsa nxiti më shumë palët politike për të punuar që të mundësojnë votën e emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtare siç ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfekte. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje, përfshirë edhe mungesën e votës së diasporës. Ne nxisim bashkëpunimin që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë atë të drejtësisë, qoftë atë zgjedhore”, tha Yuri Kim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?