Zbardhen emrat e tre negociatorëve të reformës

Pas takimit të sotëm mes tre krerëve të partive më të mëdha në vend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte i pari që foli dhe tha se palët kanë rënë dakord për të vazhduar negociatat mbi propozimin hibrit të SHBA/BE mbi reformën.

Basha theksoi se në radhët e PD-së, negociator për zgjidhjen dhe diskutimet e propozimit hibrid do të jetë Oerd Bylykbashi. Nga PS raportohet se është përzgjedhur Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm në Kryeministri si negociator.

Ndërsa Meta ia ka besuar këtë rol ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?