Zbardhet deklarata e vendeve anëtare të BE: Ok me rekomandimin për Shqipërinë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë sot dakord me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thekson teksti.

Ajo çfarë është për t’u theksuar, lidhet me hapësirën që i lihet Komisionit, për të mos pritur kalendarin për Zgjerimin por që të mund t’i drejtohet vendeve anëtare më parë, nëse vëren përparim. “Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, dhe do të rimarr në shqyrtim Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm”, thekson teksti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet anëtarëve kërkojnë nga Shqipëria që ajo të ecë përpara me 5 përparsitë kyçe. “Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioritetet kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?