Zbardhet shpjegimi i KQZ për kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të koalicionit-Relacioni i plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen e radhes ku do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e  Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, afat që ka skaduar në datën 19 Prill.

Vendimi i KQZ-së pritet me interes, kjo edhe për faktin se Partia Demokratike nga ana e saj, po me një letër drejtuar këtij institucioni ka kërkuar të mos pranohet kjo kërkesë e partive qeverisëse.

Ndërkohë “Koha Jonë” publikon një kopje të projektvendimit që pritet të miratojë sot KQZ lidhur me kërkesën e PS-LSI ku bie në sy fakti se edhe pse mbledhja sapo ka nisur, ky institucion ende nuk e ka marrë një vendim paraprak lidhur me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga precedentët e kaluar, kur para çdo vendimmarrje të KQZ-së, zyra juridike e përgatit paraprakisht vendimin që do të merret, kësaj here, siç konstatohet edhe në kopjen e relacionit shpjegues të projektaktit, pjesa e vendimit është lënë bosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që në orët në vijim të mësohet nëse KQZ do ta miratojë apo jo kërkesën e PS-LSI./H.Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?