FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet Takimi 90 minuta Rama-Meta, ku ‘po çalon’ koalicioni?

Ditën e sotme kryeministri Rama u takua me kreun e Kuvendit, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me koalicionin mes ty partive që drejtojnë.

Takimi u zhvillua në Hotel Tirana dhe ka zgjatur sa një ndeshje futbolli, pra 90 minuta. “Panorama” mëson detaje të rëndësishme nga ky takim. Kështu, burimet e gazetës brenda mbledhjes thonë se Rama kërkoi nga Meta që të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së.

Mirëpo Meta dha dakordësinë vetëm në parim. Ai ka insistuar që kryeministri të bëjë të gjitha përpjekjet që opozita të hyjë në zgjedhje për të dhënë firmën përfundimtarë për koalicionin. Pra i gjithë takimi është mbyllur pa marrëveshje dhe vendimi më i rëndësishëm pritet të merret jo më larg se më 19 prill, shkruan “Panorama”.Po kështu, ne lidhje me krizen politike, Meta ka propozuar qe si ndërmjetësues mes palëve te jene përfaqësues te PPE-ve, pra Partive Popullore Europiane, qe janë parti te djathta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?