Vendimi i KLGJ për largimin e Ardian Dvoranit: Mandati i ka përfunduar në vitin 2014

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi më 11 qershor përfundimin e mandatit e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Për rrjedhojë ai humb edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

Ditën e sotme KLGJ i ka dërguar një letër Dvoranit ku e informon zyrtarisht mbi bazën ligjore të vendimit për largimin e tij, si dhe me faktin që mandati i tij ka përfunduar që në vitin 2014.

Në këtë vendim KLGJ thekson faktin se asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk mund ta zëvendësojë Dvoranin pasi është emëruar për një mandat të plotë kushtetues 9-vjeçar.
Po ashtu, KLGJ-ja e fton të shprehë qëndrimin në lidhje me të drejtën për të ushtruar profesionin pranë një gjykate apeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas publikimit të vendimit të KLGJ, në një prononcim për Top Channe, Dvorani është shprehur se mund t’i drejtohet gjykatës. “E mora ditën e djeshme, po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës dhe ta kundërshtoj”,- ka thënë Dvorani.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?