Zbardhja e përgjimeve të Habilajt, Noka: Prokuroria të mos flerë, të çojë prapa hekurave Saimir Tahirin

Një ditë pasi e pyeste pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, se “sa para fitonte Saimir Tahiri nga banda e kushërinjve?”, përgjigja për deputetin demokrat Flamur Noka do të vinte pak orë më parë përmes zbardhjes së disa pjesëve nga tabultatet telefonike të Moisi Habilajt, i arrestuar dje në Itali, si pjesë e një grupi kriminal që kishte trafikuar 3.5 tonë kanabis në shtetin fqinj. Dhe duke marrë shkas nga kjo zbardhje e përgjimeve, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare i bën apel Prokurorisë që të mos flerë gjumë, por të nisë hetimet për ta çuar prapa hekurave ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pikërisht për shkak të kësaj lidhjeje që ai ka me kreun e bandës së arrestuar dje në Itali.

Por Noka kërkon prangosjen e ish-minstrit edhe lidhur me dëshminë e dhënë në çështjen “Shullazi” lidhur me kërcënimin e pretenduar ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi, në kohën kur Koni kandonte përballë profesoreshës Klodeta Dibra në zgjedhjet universitare për postin e rektorit.

“30 mijë euro ti çohen Tahirit – thotë në përgjime kushëriri trafikant i arrestuar. Isha me Tahirin, Çakon, Konin e Kulen kur doli në konferencë Berisha – thotë ministrja Nikolla; ndërkohë që AA 003 GB deklaroi se nga Berisha e mësoi për rektorin e kërcënuar … Prokuroria nuk duhet të flejë gjumë … Janë akuza shumë të forta ndaj AA 003 GB …E para: për trafik lëndësh narkotike .E dyta që ka të bëjë me rastin Shullazi: Deklaratë e gënjeshtërt nën betim..Sikur një qytetar të bënte këto dy vepra a do ishte pas hekurave sot? Po AA 003 GB pse jo?”- pyet ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat Flamur Noka.

SHKARKO APP