Zbardhja e vendimit të Apelit për vulën e PD, Basha: Rekurs në Gjykatën e Lartë, nuk e pranojmë padrejtësinë

Këtë të premte u zbardh vendimi i datës 11 qershor të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e PD-së grupimit të Sali Berisha. Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëron se së shpejti do të bëjë rekurs këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë.

‘Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Gjykata argumenton se autorizimi Bashës për Enkelejd Alibeajt nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?