Zbulimi i varrit masiv në Ukrainë/ Meta: “Gjenocidi rus, shkelje flagrante e të drejtave ndërkombëtare”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me varrezën masive që u gjet në Isjum të Ukrainës, akt barbar që ka pas ushtrinë ruse.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta dënoi aktet tronditëse, ndërsa bëri thirrje që të ndalet gjenocidi.

REAGIMI I METËS
Dënoj me ashpërsi aktet tronditëse të mizorisë së makinerisë vrasëse të Rusisë në Isjum dhe rajone të tjera Ukrainës.
Varret masive, civilët e masakruar, torturat, përdhunimet dhe keqtrajtimet e civilëve të pafajshëm janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton prej muajsh në Ukrainë, në shkelje flagrante të të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventës së Vjenës. Të tilla akte barbare dhe çnjerëzore duhet të ndalen menjëherë”- deklaroi ndër të tjera kryetari i PL, Ilir Meta.

SHKARKO APP