FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet çfarë do të bëjë Meta deri më 24 korrik kur mandatohet President

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, nga dita e djeshme nuk është më kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendin e tij e mori Petrit Vasili, që mbante më herët postin e zv.kryetarit, ndërsa në vend të Vasilit u zgjodh Monika Kryemadhi.

Në Konventën e LSI-së që zgjodhi dje kryetarin e ri, ishin të pranishëm mijëra anëtarë dhe mbështetës të LSI-së, shumica e të cilëve nuk mundën të ishin të pranishëm në sallën e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për të ndjekur fjalimin e fundit të Metës si kryetar i LSI-së. Shumë prej tyre u detyruan të qëndrojnë jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit për shkak se nuk kishte më vende.

Kreu i ri i LSI-së Petrit Vasili, në një konferencë për mediat këtë të enjte, dha lajmin se deri në marrjen e mandatit të presidentit të Republikës më 24 korrik, kur mbaron edhe mandati i kreut aktual të shtetit Bujar Nishani, Ilir Meta do të jetë anëtar i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe si i tillë, Meta do të nisë një tur të gjerë takimesh në të gjithë Shqipërinë për të takuar anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e LSI-së. Një komunikim të drejtpërdrejtë me ta, por edhe falënderim për mbështetjen që ata i kanë dhënë gjatë viteve që Meta drejtoi Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?