Zbulohet delegacioni që shoqëron Ramën në Turqi. Ja temat e rëndësishme që po diskutohen

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dyditore në kryeqytetin turk, Ankara.

Në këtë vizitë që ka nisur ditën e djeshme, mësohet se Rama është i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë takimeve të shumta që delegacioni po zhvillon, po diskutohet me palën turke për projektet e bashkëpunimit me investitorë në fushat të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.

SHKARKO APP