FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet SMS-ja e ambasadorëve, ftojnë “të vegjlit” në takim 1 ditë para afatit të listave

Pas dështimit të negociatave mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike, ambasadorët Lu, Vlahutin dhe Bor chard kanë thirrur në një takim kryetarët e partive të vogla dhe aleatët e Bashës.

Kështu, burimet thonë për “Panoramën” se Arben Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Shehi janë thirrur në takim “informues për procesin e negociatave” që dështuan ditën e djeshme. Takimi do të zhvillohet ditën e premte më datë 28 prill në orën 10. Ftesa i është çuar kryetarëve të partive të sipërpërmendura dhe mbetet për t’u konfirmuar pjesëmarrja e tyre.

Gjithashtu, takimi vjen 1 ditë para afatit përfundimtar të regjistrimit të partive në KQZ që është 29 Prilli.

Swiss Digital Desktop Reklama

SMS-ja

Swiss Digital Mobile Reklama

Pershendetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kane kenaqesine t’ju ftojne ne nje takim informues per procesin e negociatave te zhvilluar mbreme. Takimi do te zhvillohet diten e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi per t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nese axhenda juaj e mundeson pjesemarrjen tuaj ne kete takim. Ju faleminderit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?