Zelensky reagon pas mesazhit të Begajt për dy vjetorin e luftës me Rusinë: E vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë!

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka reaguar ndaj mesazhit të kreut të shtetit Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në Tëitter, rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas, në dyvjetorin e luftës me Rusinë.

Zelensky vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shprehu se presin me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkruhet në reagimin e Zelensky-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj:

Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?