Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Interpelancë në Kuvend mbi mbetjet metalurgjike të eksportuara drejt Azisë e të dyshuara si të rrezikshme

Politikë E enjte, 12 Shtator 2024 20:28
Zëri i Amerikës: Interpelancë në Kuvend mbi mbetjet metalurgjike të eksportuara drejt Azisë e të dyshuara si të rrezikshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë Kuvendi zhvilloi sot një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga opozita, lidhur me transportin nga Shqipëria drejt vendeve aziatike të mbi 100 konteinerëve me mbetje metalurgjike, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese. Alarmin e dha në fillim të gushtit organizata “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, ndërsa ngarkesa me origjinë nga Porti i Durrësit është bllokuar në Singapor. Opozita kërkoi shpjegime mbi rolin e autoriteteve shqiptare në këtë çështje, ndërsa kryeministri Rama hodhi poshtë komentet e saj mbi shkelje të procedurave shtetërore, ndërsa theksoi që bëhet fjalë vetëm për dyshime dhe se hetimet do të sqarojnë gjithçka.

Mbetjet industriale të dyshuara si të rrezikshme nga hiri oxhaqeve metalurgjike janë nisur në korrik nga porti i Durrësit në dy anije me mbi 816 ton lëndë në mbi 100 konteinerë me destinacion Tajlandën, bëri të ditur në fillim të gushtit Rrjeti i Aksionit të Baselit (BAN), një organizatë e specializuar në çështjet e drejtësisë mjedisore. Alarmi i saj nga një anë i bllokoi ato konteinerë në Singapor, dhe nga ana tjetër nxiti hetimet e zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve OLAF në Bruksel si dhe nga prokuroria shqiptare. Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend qeverisë gjatë interpelancës së sotme të japë shpjegime mbi përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore në këtë eksport.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Organizata joqeveritare amerikane “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” është shprehur për media prestigjigjoze, përfshirë “Zërin e Amerikës”, se ajo është e bindur që Porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria, rajoni e me gjasa edhe nga vende të tjera evropiane mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike. Për këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare, nga porti i Durrësit çdo 3 apo 4 muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike”, tha zoti Bardhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Materiali i dyshuar me pluhur helmues për t’u transportuar nga Shqipëria në Azi, u ngarkua në portin e Durrësit në konteinerë, të cilët nga porti shqiptar udhëtuan drejt portit të Triestes në Itali, dhe aty ngarkohen në dy anije të tjera transportuese të firmës “Maersk”. Udhëtimi i konteinerëve nga porti italian vijon përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës drejt Singaporit me destinacion Tajlandën. Lënda e eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës “Sokolaj”, e cila e ka blerë atë nga kompania “Kurum” në Elbasan, ku prodhohet çelik dhe hekur. Kryeministri Edi Rama tha në interpelancë se për eksportin e këtyre mallrave bëhet fjalë vetëm për dyshime, por asgjë e vërtetuar me analiza dhe prova të faktuara.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht, në çdo deklaratë, e në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private, si pjesë e procedurave të eksportit, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Gjithashtu, praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit, nga laboratori i një vendi të BE-së, i cili konfirmon deklarimin e subjektit”, tha zoti Rama. Ai shtoi se mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku u transportuan nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane me dokumentacionin përkatës përmes linjave konteinerike ndërkombëtare me një reputacion të padiskutueshëm, kanë qëndruar e janë magazinuar përkohësisht në vende të Bashkimit Europian, ku askush nuk i ka penguar. Më pas janë lejuar të vijojnë normalisht itinerarin e tyre.

Debati ka mbetur deri tani në rrafshin politik mbi përgjegjësitë institucionale të gjithësecilit. Opozita beson se organet shtetërore shqiptare nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme dhe as zbatuar protokollet ndërkombëtare, për ngarkesat e dyshuara si mbetje helmuese. “Rastet e përsëritura të konstatuara ngrejnë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshin përgjegjësi për veprime të paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësi të kryeministrit dhe këshillit të ministrave, si dhe mungesa apo neglizhenca kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve private”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Por kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat e shprehura nga opozita, të cilat i quajti “ekstreme”, “të pabazuara” dhe me fajtorë të paracaktuar, ndonëse hetimet vazhdojnë. Ai theksoi se mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme as në katalogët evropiane mbi të cilat bazohet dhe procedura mjedisore dhe doganoree Shqipërisë as nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e Kodit Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme.

“A prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike në Shqipëri? Sigurisht që po dhe është mëse normale, siç politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë politikë. Ndër to, ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. A ka një kontroll të këtyre mbetjeve të rrezikshme? Patjetër”, tha Rama.  Ai shtoi se mbetjet e rrezikshme trajtohen sipas ligjit përkatës nëpërmjet rikuperimit, riciklimit, asgjësimit, dhe në përputhje me lejen mjedisore trajtimi kryhet në vendndodhjen e tyre përmes rikuperimit ose ato grumbullohen, transportohen dhe asgjësohen në mënyrë përfundimtare nga subjekte të licencuara. Përveç debateve politike, ende ka pak të dhëna, dhe çështja është ende e mbështjellë nga shumë dyshime dhe të panjohura. Nëse vërtetohet që lënda vjen nga oxhaqet e fabrikave metlurgjike, atëherë, sipas Rrjetit të Aksionit të Bazelit (BAN), bëhet fjalë për material me pasoja të rënda për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin. /VOA/

Etiketat e lidhura

mbetje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.