“Zëri i Amerikës”: Irani kërcënon Izraelin

Irani e paralajmëroi Izraelin për përshkallëzim nëse “nuk i jep fund agresionit kundër palestinezëve”. Ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha se palët e tjera në rajon janë gati të veprojnë, njoftoi të dielën agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars.

Udhëheqësi suprem i autoritetit më të lartë iranian, Ajatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e grupit militant Hamas ndaj Izraelit, por përshëndeti atë që ai e quajti dështimin “e pariparueshëm” të ushtrisë dhe zbulimit të Izraelit.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh sundimtarët klerikë të Iranit për nxitje të dhunës përmes furnizimit me armë të Hamasit. Teherani thotë se i jep mbështetje morale dhe financiare grupit, i cili kontrollon Rripin e Gazës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetja e kauzës palestineze ka qenë një shtyllë e Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i jashtëm Amiabdollahian, i cili javën e kaluar akuzoi Izraelin se do të kryejë “gjenocid” me rrethimin ndaj Rripit të Gazës, tha se një sulm ndaj Gazës do të “hapte fronte të reja të rezistencës” në Lindjen e Mesme.

“Përgjegjësia për hapjen e mundshme të fronteve të reja të rezistencës në rajon dhe çdo përshkallëzim të luftës së sotme bie drejtpërdrejt mbi Shtetet e Bashkuara dhe regjimin zionist (Izraelin),” tha ai./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?