Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës jep lajmin e mirë për ilaçin eksperimental që lufton COVID-19

Bota E premte, 27 Mars 2020 08:37
Zëri i Amerikës jep lajmin e mirë për ilaçin eksperimental që lufton COVID-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një kompani bioteknike amerikane ka ndaluar miratimin e veçantë që kishte marrë për përdorimin e një ilaçi që po testohet si një trajtim i mundshëm për COVID-19, por thotë se po punon me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për ta bërë ilaçin eksperimental më të disponueshëm në më shumë vende.

Remdesivir, një ilaç i prodhuar fillimisht për trajtimin e Ebolës, po kalon një numër provash klinike në SHBA dhe gjetkë për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e tij kundër sëmundjes së lindur nga koronavirusi, me rezultatet e para që priten në muajt e ardhshëm.

Shpresat janë rritur për ilaçin pasi u administrua te një pacient në Shtetet e Bashkuara në janar. Pacienti, i pari në SHBA, pa kontakte të njohura me një burim infeksioni jashtë vendit, tregoi shenja përmirësimi brenda 24 orëve nga marrja e ilaçit.

Qysh atëherë, kompania Gilead Science e Kalifornisë e ka administruar ilaçin në rreth 250 individë në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Evropë sipas procedurave të posaçme që lejojnë përdorimin e një ilaçi akoma të pa miratuar, kur nuk është në dispozicion asnjë alternativë tjetër e zbatueshme.

Por kompania thotë se ka qenë e mbingarkuar me kërkesa të tilla dhe se ka ndaluar përkohësisht procesin. Ndërkohë ajo thotë se po kërkon të kalojë në “programe të zgjeruara të qasjes”, ku mund ta bëjë ilaçin të disponueshëm tek një numër më i gjerë pacientësh, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Menjëherë pasi pacienti amerikan u trajtua me Remdesivir në janar, Gilead punoi me autoritetet amerikane për të dërguar sasi të mjaftueshme të ilaçit në Kinë për të lejuar deri në 500 pacientë të merrnin pjesë në provat klinike të kryera në spitalet në Wuhan.

Këto prova filluan në fillim të shkurtit, por rezultatet nuk priten deri në fund të prillit, ose në fillim të majit për shkak të “maskimit”, që do të thotë se studiuesit nuk do ta dinë deri atëherë se cilët pacientë morën ilaçin dhe cilët kanë marrë thjesht një qetësues.

Kompania Gilead nisi provat e veta klinike në fillim të këtij muaji, duke përfshirë 1.000 pacientë të konfirmuar me COVID-19 në gjithsej 17 vende, duke përfshirë Korenë e Jugut, Singaporin, Hong Kongun, Tajvanin dhe disa shtete amerikane. Këto prova nuk shoqërohen nga maskimet, kështu që rezultatet do të jenë më të shpejta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prova klinike të veçanta nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara (NIAID) kanë për qëllim studimin afatgjatë të efektiviteteve të ilaçit Remdesivir në luftën kundër COVID-19. Ky studim është duke u zhvilluar në 33 vende në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vendet e goditjura më rëndë si Nju Jorku, Kalifornia dhe shteti i Uashingtonit. Studimi përfshin gjithashtu pacientë në Japoni, Korenë e Jugut, Singapor dhe Hong Kong dhe përfundon në vitin 2023.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 57 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 1 ore

Gilead, e cila fillimisht zhvilloi ilaçin Remdesivir për të trajtuar Ebolën, thotë se e ka dhuruar ilaçin për provat klinike në të gjithë botën, dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mbuluar trajtimin e personelit ushtarak amerikan dhe familjeve të tyre.

Kompania është kritikuar për kërkimin dhe marrjen e një statusi të veçantë për për ilaçin nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA. Ky status siguron zbritje të taksave dhe stimuj për patenta për kompani që zhvillojnë trajtime të cilat normalisht nuk do të ishin fitimprurëse për sëmundje të rralla.

Pas reagimeve në internet, që vunë në dukje se COVID-19 është vështirë të shihet si një sëmundje e rrallë në këtë pikë, Gilead i kërkoi FDA të tërhiqte statusin e veçantë.

Michael Felberbaum, një zyrtar i FDA-së, i tha Zërit të Amerikës se kompanisë iu dha statusi i veçantë për Remdesivir sepse i plotësonte kriteret në kohën e paraqitjes së kërkesës. Statusi është i disponueshëm për sëmundjet që prekin më pak se 200,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara./VOA/

Etiketat e lidhura

koronavirusiZeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 6 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 12 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 14 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 18 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.