Zëri i Amerikës: Kongresmeni amerikan ngre shqetësime serioze mbi politikën e Presidentit Trump ndaj Kosovës
Nga Zëri i Amerikës
Anëtari i njohur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të premten lëshoi një deklaratë mjaft kritike mbi politikën që kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara ndaj Kosovës.
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, demokrati Eliot Engel tha se politika e jashtme amerikane ka gabuar në lidhje me Kosovën dhe “ne duhet ta korrigjojmë këtë”.
Në deklaratën e tij, Engel shprehu shqetësimet e tij serioze “me taktikat me dorë të hekurt që administrata Trump po përdor me Prishtinën,” kryeqytetin e Kosovës.
Engel i referohej presionit të Departamentit të Shtetit ndaj Prishtinës, veçanërisht ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, për të hequr taksën 100 për qind për mallrat serbe.
“Kjo administratë ndërmori ndëshkime ekonomike vetëm disa javë pasi pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte qeverinë e re të niste punën e të dhe të vendosë procedurat e brendshme, SH.B.A.-ja kontribuoi për krijimin e një krize politike në Prishtinë për sa i përket taksës ndaj Serbisë”, tha Engel.
Më 25 mars, pas vetëm 50 ditësh në detyrë, qeveria Kurti nuk i mbijetoi një votimi mosbesimi në parlament, i iniciuar nga aleati i saj i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Qeveria u shkarkua pas mosmarrëveshjeve politike nëse duhej të shpallej gjendja e jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe pasi Kurti shkarkoi ministrin e e brendëm të LDK-së, Agim Veliu.
“Ka arsye të forta që Kosova të heqë taksën, sepse kjo po e dëmton Kosovën më shumë sesa po ndihmon për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë,” tha Engel.
Engel tha që administrata Trump përdori “taktika mbivendosëse me një mik i cili mbështetet te mbështetja jonë” në vend që të punonte me qeverinë Kurti, “siç kërkoi të punonte me qeverinë e mëparshme të Kosovës” për të krijuar politika që promovojnë paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm.
“Forcimi i një demokracie të vogël është akti i një ngacmuesi,” tha Engel.
Ndërsa diplomatët serbë po bëjnë fushatë në mbarë botën për të tërhequr njohjen e pavarësisë e Kosovës, Serbia po blen armë të rënda nga Rusia dhe po forcon marrëdhëniet me Moskën.
SHBA, shtoi ai, duhet të punojë me aleatët evropianë “për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke aplikuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rifillojmë bisedimet e paqes.”
“SHBA duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për blerjet e armëve nga Rusia, sepse kjo bie në kundërshtim me ligjin amerikan,” tha Engel.
“Ne as nuk i kemi imponuar këto sanksione dhe as nuk e kemi bërë presion Serbisë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj për mosnjohjen e paravësisë së Kosovës”, shtoi Engel.
Përshtati: Lindita KOKOLI, Koha Jonë
Burimi: https://www.voanews.com/europe/congressman-raises-concerns-over-trump-administration-tactics-kosovo