FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu: Keqpërdorimi i moshës më të pafajshme për të projektuar frustrime politike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dënuar përfshirjen e fëmijëve në aktivitete me karakter politik dhe duke bërë thirrje për mbrojtjen e tyre nga konfliktet e të rriturve.

Sipas Koçiut, pamjet e qarkulluara së fundmi janë shqetësuese, pasi tregojnë fëmijë të ekspozuar ndaj një klime përçarëse, që sipas saj nuk u shërben interesave të tyre.

Ajo thekson se keqpërdorimi i fëmijëve për të shprehur frustrime politike përbën një “vijë të kuqe” që nuk duhet të kalohet nga askush, duke nënvizuar se çështja nuk lidhet me politikën apo të drejtën për protestë, por me përgjegjësinë për të garantuar një edukim të shëndetshëm për brezin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga të gjitha pamjet që kanë qarkulluar këto kohë, kjo mund të jetë pamja më shqetësuese.

Fëmijët duhet të mbajnë në duar libra, lapsa dhe lodra që u zhvillojnë mendjen, jo të përdoren si mish për top për të ushqyer agjendat e konfliktit të disa të rriturve të paudhë.

Dhuna, gjuha e urrejtjes dhe politika e rrugës nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë lojëra për fëmijët. Keqpërdorimi i moshës më të pafajshme për të projektuar frustrime politike është një vijë e kuqe që nuk duhet të kalohet nga askush.

Kjo nuk ka të bëjë as me politikën, as me protestën, por me përgjegjësinë që kemi ndaj brezit të ri, për t’i dhënë një edukim të shëndetshëm, të mbështetur mbi vlerat dhe larg frymës së konfliktit, sepse vetëm kështu mund të rriten si qytetarë të një Shqipërie Europiane”, shkruan Koçiu.

/rtsh.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?