Zgjedhja e Presidentit/ Blushi: Ja ç’të bëni, merrjani partive të vjetra
Pas thirrjes të kreut të PD-së, Lulzim Basha që Presidenti të zgjidhet nga populli, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar sërisht për propozimin e tij. Muaj më parë, Blushi shtoi qytetarët që të votonin në një peticion që populli të zgjidhet nga populli.
Sot, në një postim në profilin e tij në facebook, Blushi ka ripostuar edhe njëherë peticionin që duhet plotësuar për një President nga populli.
Sipas kreut të LIBRA-s, qytetarët duhet të votojnë këtë peticion, që t’ia marrin Presidentin partive të vjetra.
Thirrja e Blushit
FIRMOS PRESIDENT NGA POPULLI
Ne qershor të vitit të shkuar kam nisur një peticion on line për zgjedhjen e Presidentit nga Populli. Për pak javë peticioni u firmos nga më shumë se 10.000 njerëz duke e bërë një nga peticionet on line më të mbështetura në Shqipëri. Sipas ligjit britanik cdo peticion me më shumë se 100.000 nënshkrime, duhet të merret në shqyrtim nga parlamenti. Meqë këto ditë jemi pa kandidat për President, ju ftoj të gjithëve ta votojmë dhe ta shpërndajmë peticionin e hapur ne faqen më të madhe të peticioneve në botë, change.org. Kliko në linkun e mëposhtëm për t’ia marrë Presidentin partive të vjetra.
KOHA JONË SONDAZH

