FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhja e Presidentit/ Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve

Zbardhen të tjera detaje nga negociatat në prapaskenë që po zhvillohen, tanimë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Mësohet se tensioni mes PS-LSI, i reflektuar gjatë seancës nga gjuha e ashpër dhe paralajmërimet e kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi në adresë të Ilir Metës, kanë karakterizuar edhe mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve.

Burime brenda saj pohojnë për “BalkanWeb” se Ruçi ka kërkuar gjatë mbledhjes që “nesër duhet të konsumojmë të dy raundet për zgjedhjen e presidenti të ri”, – mësohet të jetë shprehur ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë me ironi Meta, duke i kujtuar Ruçit rregulloren dhe faktin se “Konferenca e Kryetarëve nuk mund të vendosë kur mund të zhvillohet raundi i 5-të, nëse nuk ezaurohet i 4-ti. Nuk mund të cakohen dy raunde sepse nuk e dimë nëse do të digjet i katërti ose jo”, – mësohet të jetë shprehur Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Vasilika Hysi është shprehur se “pavarësisht faktit që mazhoranca nuk ka një kandidat dua t’ju ve në dijeni paraprakisht se presidenti i ri duhet të përmbushë dy kritere”. Sipas saj kandidati që do të garojë për të zëvendësuar Bujar Nishanin, “nuk duhet të ketë qenë në Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës dhe se i duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit”. Procedurë që sipas saj nuk duhet të lihet për në minutat e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve vendosi që nesër të ketë dy seanca, një në orën 16:30 për një projektligj dhe një në orën 17.00 për raundin e 4-ët të Presidentit. Nëse digjet raundi i katërt, burime nga PS pohojnëse Gramoz Ruçi në emër të grupit do kërkojë që raundi i pestë të bëhet po nesër. Por është e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë Meta në këtë rast.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?