Zgjedhja e Presidentit/Kukan mesazh Metës: Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, mori një mesazh urimi nga Eurodeputeti, Eduard Kukan, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.
Në mesazhin e deputetit të parlamentit Europian, vlerësohet zgjedhja e z.Meta si kreu i ri i shtetit. “Nuk kam asnjë dyshim se me këtë zgjedhje Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë”,-shkruhet në mesazhin e urimit.
Mesazhi i Kukan:
Më lejoni t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me kete zgjedhje Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë. Unë jam i sigurt se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes europiane që ai meriton.
KOHA JONË SONDAZH

