Zgjedhjet 2015, Rama në Shijak: Opozita premtime boshe

Kryeministri Rama prezantoi në Shijak kandidatin e aleancës së majtë Ardian Kokomani.

Sipas Ramës, vota për të majtën do të thotë më shumë investime dhe zhvillim për komunitetin.

“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë zgjedhje për të mbajt SHQUP-in me gajret, nuk janë as zgjedhje për ato muhabete që bën SHQUP-i, jo do ulim çmimin e dritave, jo do bëjmë taksat 0, jo do bëjmë këtë mrekulli apo ndonjë gjë tjetër. Ata ngaqë nuk kanë gjë në dorë, i bëjnë të gjitha. Të gjitha këto nuk mund t’i bëjë dot, ai që ju ka sjellë juve SHQUP-i këtu, se nuk ka si i bën. Këto mund t’i bëjë vetëm një kryetar bashkie që ka të gjithë mbështetjen e qeverisë”, tha ai.

Rama dha edhe 2 arsye se pse shijaksit nuk duhet të votojnë kandidatin e djathtë.

“SHQUP-i nuk ka sjellë këtu dhe nuk ka dërguar në asnjë qytet, kandidatë për kryetar bashkie që të bëjnë punët për familjet e këtyre komuniteteve por ka sjellë njerëz që larg qoftë po ta hani ju atë tek e t’i votoni, ta mbajnë të bllokuar bashkinë e të dalin ted era e bashkisë e të thonë: poshtë qeveria, nuk na le qeveria. Dhe e dyta, edhe sikur ata ta kishin seriozisht për të rregulluar Shijakun. Ku e kanë treguar ata që po t’i lësh një bashki apo qytet në dorë e kanë rregulluar, më thoni një", shtoi Rama.

Dhe në fund Rama bëri sërish një apel drejtuar grave për të ndikuar në votën pro të majtës. “Nuk thotë kot populli nëse do muhabet rri me burrat, nëse do të mbarosh punë ja ku i ke gratë,” tha Rama.

SHKARKO APP