Zgjedhjet e 11 Majit, PD çon kërkesë në KQZ: Të bëhet auditim i thelluar i gjithë procesit të votimit nga Diaspora
Politikë E Martë, 20 Maj 2025 18:40

Nuk mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 11 Maj, Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente KQZ-së në lidhje me votën e Diasporës, ku ka kërkuar moscertifikimin e rezultateve dhe një auditim të plotë të procesit. Në kërkesën e firmosur nga përfaqësuesi i PD, Franc Nuri, theksohet se ky proces jo vetëm ka humbur çdo busueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor.