Zgjedhjet e 2017-ës, Rama çel fushatën premton rritje pagash

Pas bisedimeve që zhvilloi kokë më kokë dy ditë më parë me aleatin kryesor në qeverisje, kreun e LSI-së Ilir Meta, ku temë kryesore ishte bashkëpunimi për garën parlamentare të vitit të ardhshëm, kryesocialisti Edi Rama çel fushatën zgjedhore.

Premtimi i parë për zgjedhjet e që do mbahen pas 10 muajsh është rritja e pagave për punonjësit e administratës.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se falë uljes se tatimit mbi te ardhurat nga pagat, per 97% te punesuarve, pagat u rriten mesatarisht me 7.3%. Vendimi të cilit i referohet Rama i përket vitit 2013, ndaj tani kryeministri mendon se rritja e metejshme e pagave është domosdoshmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Ramës për pagat vjen në një kohë që qeveria po punon për hartimin e buxhetit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë pritet të shihet nësë ky paralajmërim i kreut të qeverisë do të pasohet me veprime konkrete për rritjen e pagës për punonjësit e shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?