Edhe në 18 degë të PD-së zgjidhen kryetarët e rinjë. Alibeaj i quan të paligjshëm

Pavarësisht se çfarë tha dhe lexoi Enkelejd Alibeaj gjoja për Platformën e re të bashkimit si dhe që sipas tij të pezullohen zgjedhjet e kryetarëve të degës të PD-së në rrethe, sot Komisioni i Rithemelimit ka vazhduar zgjedhjet.

Sot edhe 18 degë të Partisë Demokratike votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha.

Procesi i votimit u hapur në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00 në Cërrik, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kukës dhe disa degë në qarkun e Tiranës si Kamzë dhe Kavajë.

Pas numërimit të fletëve të votimit të demokratëve në Paskuqan u shpall fitues Anton Pjetërnikaj, një prej emrave të cilët u shkarkuan nga Lulzim Basha, pasi u rreshtua si përkrahës i ish-kryeministrit Berisha, në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në kryeqytet, anëtarësia e degës 6 votoi Onelda Zefin si kryetare dege, në degën 10 grumbulloi më shumë vota Andi Beliu, në degën 11 fitues u shpall Shkëlqen Mustafa, në degën 13 Arsen Valisi grumbulloi 61% të votave, ndërsa në degën 16 rezultatin më të lartë të votave e shënoi Eduard Rexha.

Në Tropojë rezultatin më të lartë e siguroi Besnik Dushaj me më shumë se gjysmat e votave të anëtarësisë.

Në Elbasan garonin pesë emra për kryesimin e selisë së Partisë Demokratike, por shumicën e votave e siguroi Blendi Himci, ndërsa në Cërrik fituese u shpall Nadire Asllani me 78% të votave.

Në Skrapar, 69 për qind të votave të demokratëve i siguroi Hajredin Bakiasi, ndërkohë që në Kuçovë mes dy kandidaturave për kryetar dege, demokratët votuan emrin e Myslim Haxhi me 57% të votave.

Eris Shehaj u zgjodh kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ai mori 348 vota përballë 268 votave që grumbulloi kandidati tjetër Daniel Sino. Kryetar i PD-së, dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave.

Në Tepelenë, kryetar i degës së të djathtëve u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave.

Kryetar i degës së PD-së në Memaliaj u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave, ndërsa në Patos fitoi Shezaim Ymeraj me 69% të votave. Procesi i numërimit të votave vazhdon ende në dy degët e tjera.

Enkelejd Alibeaj i ka quajtur të paligjshme këto zgjedhje.

SHKARKO APP