Zgjedhjet, Korpusi “Azem Hajdari” zbarkon në Dibër në mbrojtje të votës

Ka na ndajnë 5 ditë nga zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ka forcuar masat për ruajtjen e votave. Paraditen e sotme mbërritën në Dibër, anëtarët e Korpusit “Azem Hajdari”, të cilët do të shpërndahen në të gjithë Bashkinë.

KORPUSI-AZEM-HAJDARI-1Kjo strukturë e posaçme e cila drejtohet nga kryetari Lulzim Basha, do të dokumentojë çdo tentativë për shitblerje të votës. Partia Demokratike ka angazhuar rreth 100 persona, një pjesë e mirë e tyre ish-punonjës policie, të cilët do të kenë si mision verifikimin dhe denoncimin e shantazhit, blerjes së votës apo kërcënimeve në bashkinë e Dibrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?