Zgjedhjet lokale, PD nis zyrtarisht fushatën

 

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht,  të enjten pasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Arben Ristani, në fjalën e hapjes, deklaroi se kandidatët e PD-së janë më të mirët, ndërsa u kërkoi qytetarëve që në zgjedhjet e 21 qershorit të zgjedhin punën dhe dinjitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tij e ka marrë fjalën edhe kandidatja për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila theksoi se do të punojë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kë parti ata mbështesin. Kandidatët e PD-së për bashkitë kryesore në vend po vijojnë me prezantimin e platformave të tyre elektorale. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?