Zgjedhjet lokale, PS për Fierin propozon Koçin, Subashin dhe Bushin

Ervin Koçi, Armando Subashi dhe Xhavit Bushi janë tre emrat e bazës së Partisë Socialiste në Fier për kandidatë të Bashkisë së këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Në takimin me bazën në qytetin e Fierit gjatë propozimeve për kryetar Bashkie ishte dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.

Edhe në Lushnje, pasditen e sotme në mbledhjen e PS janë propozuar emrat për Bashkinë e Lushnjës dhe Divjakës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Lushnjën propozohen Arben Cuko, Fatos Tushe, Bujar Cela dhe Astrit Xheka. Ndërsa për Divjakën propozohet të rikandidojë Alfred Kokoneshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?