Zgjedhjet në Dibër 2 herë më të shtrenjta. Qeveria i jep KQZ-së 8 milionë lekë shtesë
Politikë E Premte, 30 Prill 2021 21:53
Qeveria i shton paratë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve në Dibër. Nga 10 milionë që ishte parashikuar kosto e këtyre vendoreve, me vendim qeverie, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përfitojë dhe 8 milionë të tjera për mbulimin e shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme.
Vendimi është firmosur nga kryeministri në 1 shtator dhe këto para do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

