Zgjedhjet në Dibër, KQZ miraton komisionerët dhe sekretarin e KZAZ
Kur na ndajnë dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale për bashkinë e Dibrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot duke miratuar listën e komisionerëve, vëzhguesve afatgjatë dhe sekretarin e KZAZ 19 Shkëlqim Muja.
Kështu, anëtarët e KQZ-së miratuan listën me 826 komisionerë për zgjedhjet në Dibër, por kryetarja Lefterie Luzi ka ngritur shqetësimin, pasi vetëm 1.7% ose 14 prej tyre janë gra, pjesa tjetër burra, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e kuotave gjinore.
Përsa i përket procesit të përgatitjes, Luzi është shprehur se partitë kanë respektuar afatin për emërimin e anëtarëve të KQV për 118 qendra votimi.
Në garë për bashkinë e Dibrës janë Sherefedin Shehu nga Partia Demokratike dhe Muharrem Rama nga aleanca e majtë.
KOHA JONË SONDAZH

