FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet në Kavajë, Biba: Bojkoti i Opozitës na ka vënë në vështirësi

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Denar Biba deklaron se po shkohet drejt një procesi zgjedhor jo perfekt si në Kavajë edhe në gjithë vendin. Ai theksoi se bojkoti i opozitës vështirëson punën e institucionit që drejton dhe që është i detyruar të administrojë zgjedhjet.

Bojkoti i opozitës ka vënë në vështirësi KQZ për administrinim e procesit zgjedhor të pjesshëm në Kavajë dhe atë për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Këtë e pranoi kreu i këtij institucioni Denar Biba gjatë mbledhjes për administrimin zgjedhjeve më 7 maj në Kavajë.

Diskutimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Zonal të  Administrimit të Zgjedhjeve në Kavajë u shoqërua me debate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatura financiare e zgjedhjeve në Kavajë është 7 mln lekë, para që do të dalin nga Ministria e Financave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me përgatitjet për 18 qershorin Denar Biba tha se emrat e kandidatëve për deputetë do të jenë online në faqen e KQZ shoqëruar edhe me CV e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?