Zgjedhjet në Kolonjë, incidente dhe tentativa për blerje votash
Kur dukej se zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës do të ishte një model shqiptar, janë shënuar dy shënuar incidente të dhunshëm që njollos procesin. Djali i kryetares së degës së PS-së në Barmash është goditur me sende të forta nga disa persona. Ai është dërguar në spital pasi ka marrë plagë të rënda. Bëhet fjalë për Gledis Zaçe i cili është sulmuar nga persona që nuk janë nga Kolonja.
Më herët pati edhe një përplasje mes komisionerit të PD dhe vëzhguesit të PS, çka solli edhe pezullimin e votimit. Në zgjedhjet e pjesshme për kreun e Bashkisë së Kolonjës janë në garë Ilia Stefo nga mazhoranca dhe Dritan Hajro nga opozita.
Mbi 15 mijë votuesit e Kolonjës janë ftuar të rizgjedhin kryebashkiakun e tyre. Qendrat e votimit u hapën normalisht që në mëngjes dhe deri në orën 13:00 kishin votuar mbi 38% e zgjedhësve. Numri më i madh i votuesve është vërejtur në njësinë administrative Leskovik, ku sot kishte edhe prani të shtuar të përfaqësuesve politikë të mazhorancës dhe opozitës.
Pas nisjes pa probleme të votimit, raportohen incidentet e para. Socialistët denoncuan dhunimin e një personi në Barmash, ndërsa demokratët thonë se po tentohet blerja e votave. Në një qendër votimi, procesi u ndërpre.
Edi Paloka tha se ka disa incidente gjatë procesit, që, sipas tij, “janë një reagim i një force që po ndjen humbjen”. “Në zona si Kolonja, Erseka dhe Leskoviku, ku kriminaliteti është në nivelet më të ulta, të bëhet presion me polici, nuk e kuptoj. Është e njëjta skemë si në Dibër”, u shpreh Paloka.
Ndërkohë, Taulant Balla e ka vlerësuar procesin e votimit në Kolonjë: “Po zhvillohet një proces shumë i mirë dhe demokratik. Jam i sigurtë që qytetarët do të mbështesin vazhdimin e projekteve për zhvillimin e kësaj zone. Jo vetëm në infrastrukturë, por do të punohet edhe për turizmin”.
PAA denoncon publikisht blerjen e votës nga ana e eksponentetëve të mazhorancës.
Në një prononcim për mediat, Partia Agrare Ambientaliste, ka theksuar se: Në qendrën 4040 e cila korrespondon me zonën administrative Clirimi të Erskesës. Pranë qendrës së votimit në fjalë janë vendosur dy tavolina ku persona të caktuar dhe të identifikuar nga ana jonë si persona afër mazhorancës kanë shënuar emrat e votuesëve para dhe pas votimit, duke ushtruar presion dhe ajo që është më e rëndë duke dhënë para hapur votuesëve”.

Deklarata e plotë
Po ashtu denocojmë aktet mafioze të një nate më parë ku persona paramilitare të armatosur dhe të maskuar kanë ushtruar presion dhe dhunë ndaj qytetarëve në Leskovik duke u thënë që qyteti është i yni. Kjo ngjarje është shënuar mëngjesin e sotëm rreth ore 02.00 të mëngjesit. Ndërkohë që policia ka qënë inekzitente. Thoma Gëllqi, drejtori aktual i RTSH prej dy ditës është në zonën e kolonjës duke bërë propagandë hapur për kandidatin e mazhorancës.
Në zonën e Barmashit militantet të mazhorancës janë evidentuar duke bërë presion për deklarim të hapur të votës në qëndrën e votimit. Rezistanca jonë për zbatimin e kodit zgjedhor për fshehtësinë e votës solli edhe një konfrontim fizik ku këta militant sulmuan përfaqësuesit dhe vazhguesit e stafit të kandidatit Dritan Hajro. Gjë për të cilën kemi depozituar kallëzim penal. Policia e Kolonjës ka ushtruar dhe vijon të ushtrojë kontroll në mjetet e mbështetësve të kandidatit Hajro në mënyrë të njëashme duke ushtruar në këtë mënyrë dhunë psikologjike. Sa më sipër të gjitha janë shkleje të rënda të koditi zgjedhor të cilat rrezikojnë seriozisht këto zgjedhje.
I bëjmë thirrje popullit fisnik e te mencur te Kolonjës të ruajë dinjitetin e tij dhe te mos bjerë pre e shitjes së vullnetit të votës së lirë. PAA do të shfrytëzojë të gjitha resurset e saj që këto zgjedhje të përfundojnë siç e parashikon edhe ligji.
KOHA JONË SONDAZH

