Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 09:00 votuan 4.04% e votuesve. Procesi vijon pa probleme

Procesi i votimit në Kukës këtë të dielë po vijon pa probleme. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 votuan 4.04% e votuesve. Deri më tani mbi pjesëmarrjen në votime kanë kanë raportuar 57 Qendra Votimi nga 74.

Kandidati i PS-së për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.

“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alt më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.

Sahit Doci, kryetar i KZAZ-së në QV ‘Lidhja e Prizrenit’ thotë se ka pasur veç probleme të vogla sa i takon vënies në funksion të aparaturave të identifikimit elektronik, por asnjë problem shqetësues.

“Procesi i votimit ka nisur mbarë në të gjitha qendrat e votimit në shkallë rrethi. Fillimet kanë qenë të mbara, kemi pas probleme të vogla sa i përket vënies në funksion të aparaturave, por nuk kemi probleme shqetësuese. Nuk kemi shqetësime pranë komisioneve, do bëhet vetëm një zëvendësim në komunën Bicaj. Ka vijuar procesi i votimit, se shumica është. Nëse mungon energjia elektrike për momentin, votohet manualisht, duke regjistruar emrin, mbiemrin dhe kartën e identitetit pranë qendrës së votimit”, tha ai.

SHKARKO APP