Zgjedhjet në Kukës, emrat në garën e Berishës për kandidat

Në garën në primaret e organizuara nga PD-ja e Sali Berishës për të qenë kandidati zyrtar për Bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 24 shtator janë: Arif Rexhmati, Uran Cengu, Gëzim Shehu dhe Emri Vata. Zgjedhjet në Kukës u përsëritën pas video skandalit të Safet Gjcit teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me Alma.K.

Një emër që diskutohej si kandidat i mundshëm ka qenë edhe Admir Sinamati, i humbur në zgjedhjet e 14 majit përballë Safet Gjicit, por ky i fundit ka vendosur që të tërhiqet nga gara. Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Sinamati ka renditur arsyet.

“I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga radhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për përfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim”, shkruan ai

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?