FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS-së: Qytetarët të dalin në votime

Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët.

“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alt më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.

Në Kukës, do të ketë vetëm identifikim elektronik. Ndërsa qytetarët do të votojnë vetëm në një fletë votimi, ku numrin 1 e mban kandidati i PS, ndërsa numrin 2 e mban ai i “Bashkë Fitojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?