Zgjedhjet në Kukës këtë të dielë, mbërrijnë materialet zgjedhore
Këtë të premte, në Kukës kanë mbërritur materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen, këtë të dielë.
Transporti i materialeve zgjedhore është siguruar nga mjetet e ushtrisë. Pas marrjes në dorëzim nga KZAZ e bashkisë së Kukësit, materialet zgjedhore do të shpërndahen në 74 qendrat e votimit.
Më 24 shtator, rreth 46 mijë votues do të thirren të vendosin me votën e tyre kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit, mes kandidatëve, Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.