Zgjedhjet në Serbi, Tabaku si vëzhguese e EPP-ve, thirrje nga Lugina e Preshevës: Realiteti ndryshon me pjesëmarrje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pjesë e ekipit të EPP-ve në Këshillin e Europës, ka treguar se është vëzhguese në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë të dielë në Serbi.

Nga Lugina e Preshevës, Tabaku bën thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve. Sipas Tabakut nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes.

“Mirëmëngjes nga Lugina e Preshevës ku si pjesë e ekipit të grupit të Partive të Djathta EPP në Këshillin e Evropës do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Me shpresë të një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve në votime për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament. Nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes”, shkruan deputetja e PD.

SHKARKO APP