Zgjedhjet për kreun e LSI, rezultatet pritet të dalin nesër
Është mbyllur procesi i zgjedhjeve për kreun e ri të LSI dhe të delegatëve të kësaj force politike. Mësohet se procesi i numërimit ka nisur por për shkak të shtyrjes së orarit të numërimit rezultati pritet të dalë ditën e hënë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se procesi i votimit të kandidatëve për Kryetar dhe njëkohësisht për delegatë të Konventës Kombëtare Zgjedhore, ka përfunduar dhe është mbyllur në këto qarqe:
- Kukës;
- Dibër;
- Elbasan;
- Gjirokastër;
- Berat;
- Durrës;
- Vlorë;
- Fier;
si dhe në këto bashki:
- Malësi e Madhe;
- Pukë;
- Vorë;
- Kavajë;
- Rrogozhinë;
- Fushë Arrëz;
- Mirditë;
- Kurbin;
- Pogradec;
- Selenicë;
- Shkodër;
- Vau i Dejës.
Në Bashkinë Tiranë ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë njësitë administrative ish-komuna si dhe në Njësitë Administrative nr. 1, 3, 6 dhe 7.
KOHA JONË SONDAZH

