Zgjedhjet / Përplasje fizike në Dibër, një përson shtrohet në spital

dritan-selishta-1

Dritan Selishta, autori i pretenduar nga PS per ngjarjen

PD: E kapëm duke blerë vota. PS: U dhunua administratori i komunës Tomin.

Në prag të mbylljes së fushatës për zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër, duke se gjakrat mes PD dhe PS janë nxehur. Burime nga Partia Socialiste bënë me dije se është dhunuar administratori i Komunës Tomin, Nuri Meda.

Të njëjtat burime pohuan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilaf, ndërsa sipas PS, pas kësaj fshihen militantë të PD-së. Sakaq, koordinatori i PS-së për Dibrën, Damian Gjiknuri reagoi duke e cilësuar këtë një ngjarje shumë të rëndë. “Hordhitë e PD me Bashën po ushtrojnë terror”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Partia Demokratike për këtë ngjarje është shprehur se Meda, administratori i Tominit është kapur duke dhënë lekë në këmbim të votave pro PS-së. Në denoncimin e saj PD thotë se dy persona ishin në një makinë tip ‘BMW’ me targa AA909KH, dhe sipas tyre gjithçka ka ndodhur nën mbikqyerjen e një furgoni policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuri Meda u kap duke dhënë lekë bashkë me Shefki Ademin. Furgoni i policisë i komisariatit Dibër me në krye Robert Aga. Nuri Meda dhe Robert Aga janë kallëzuar penalisht”, thuhet në reagimin e PD-së. Sakaq, sipas burimeve nga prokuroria, ende nuk ka ndonjë kallëzim penal për ngjarjen.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi se “Meda është dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marrë trajtim mjekësor. Ka dëmtime të rëndë në pjesën e fytyrës dhe në disa pjesë të trupit. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për një debat të lindur mes dy grupeve të militantëve, dhe më pas është pasuar me goditjen fizike”.

Ndërkaq, policia po identifikon personat e përfshirë në këtë ngjarje, dhe po punon për kapjen e tyre. /News 24/

Ora News - Përgjaket fushata zgjedhore në Dibër, Përplasen PS e PD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?