Zgjedhjet, Rama:Administratori u rrah barbarisht,ishte paturpësi

Partia Socialiste mbyll sot fushatën në Dibër, ku kandidat për kryetar bashkie është Muharrem Rama.Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se është koalicioni PS-LSI ai që do të përfundojë rrugën e Arbrit, ndërkohë që shtoi se PD në qeverisjen e saj nuk përfundoi asnjë rrugë, duke përfshirë këtu edhe rrugën e Kombit.

Sa i përket dhunimit të administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Rama tha se ky ishte një akt paturpësie, pasi ai u rrah barbarisht, ndërkohë që shtoi se ishte Muharrem rama ai që la fushatën dhe shkoi për ti qepur plagën Medës.

“Ne kemi ardhur me çeta me demek në mbrojtje të votës, për tu arritur deri aty që u dhunua një administrator. S’ka më turp. Të paktën Shero një fjalë duhet ta thoshte. Nëse goditet një person s’ka rëndësi i kujt partie është. S’kam dëgjuar që kur rrihet një person i çfarë do parie t’i bijë gjoksit. Ishte Muharemi ai që la fushatën dhe shkoi dhe i qepi plagën” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama siguroi sot maturantët aplikues për në universitet se nuk do të privohen nga studimet e mëtejshme. Sistemi ri mundëson përzgjedhjen sipas meritës, ku në raundin e parë, më të mirët zgjedhin dhe në raundin e dytë do të bëhet plotësimi i vendeve që do të lirohen, pasi këta të kenë bërë zgjedhjen e tyre për degën e studimit. Duke folur nga Dibra, Kryeministri solli rastin e një maturanteje nga Dibra, e cila është në mesin e 55 fituesve në raundin e parë nga Dibra, ndër 407 maturantë që kanë aplikuar. Ajo ka fituar në 8 degë, ndërkohë që do të zgjedhë vetëm 1 dhe 7 degët e tjera ku ajo është shpallur gjithashtu fituese do të plotësohen nga të tjerë maturantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua të falënderoj këtu, një vajzë që e zgjodha ndër 55 fitues të raundit të parë të hyrjes në universitet, të cilat janë të gjithë nga Dibra. Ajo është Jonida Spahiu. Ka fituar në 8 degë dhe vetëm nga Dibra janë 16 vajza dhe djem që janë fitues tani, në Fakultetin Juridik. 55 në raundin e parë, sepse ata ishin tek më të mirët e Shqipërisë. Janë 407 që kanë aplikuar. Jonida ka fituar 8 degë, por do shkojë vetëm tek njëra. Shtatë dege të tjera, ajo do t’ua lirojë vendin, atyre që vijnë  më pas dhe nga ata 407 maturantë që duan të hyjnë në universitet, pjesa dërrmuese do të jene në universitet.  Ne vumë mesataren, sepse PD, kriterin e kishte sa më shumë ngelës me diplomë, aq më shumë vota për PD-në. Kurse kriteri ynë është sa më shumë mbështetje për më të mirët, aq më e mirë është Shqipëria nesër; Sa më shumë njerëz të diplomuar sipas meritës, aq më e mirë administrata nesër; Sa më shumë vajza dhe djem, bashkë me prindërit e tyre, të shpërblyer me te drejte për mundin, sakrificat, investimin e tyre, aq më shumë, nesër, vajza dhe djem, që do ta kuptojnë  se rruga drejtë universitetit nuk ka kalon nga pika  e basteve, por kalon nga biblioteka.”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ffL7XBjHozk&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?