“Zgjerohen me 12 milje”, grekët të kënaqur me qëndrimet e kryeministrit Rama

“Shqipëria konfirmoi të drejtën e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat territoriale deri në 12 milje nga 6 që janë tashmë në Detin Jon”.

Kështu shkruajnë mediat greke që citojnë deklaratën e Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme pak ditë më parë, që megjithëse pranon se nuk ka negociata, e ka tashmë një qëndrim për çështjen e detit.

‘Greqia ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS’ u tha në deklaratën e Ministrisë tonë të Jashtme, duke iu referuar Konventës së Ligjit mbi Detin të OKB-së në vitin 1982.

Zgjerimi i njoftuar më parë nga kryeministri Kirjakos Micotakis në Parlament, nuk prek rajonin e Egjeut, në brigjet lindore dhe jugore të Greqisë.

SHKARKO APP