Zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së, Llagami: U vendosën standarde të reja
Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku janë tre anëtarët e rinj të KLGJ. Ndërsa u skualifikuan Asim Vokshi, Vjosava Osmanaj dhe Manjola Xhaxho. Tre anëtarët e rinj u zgjodhën pasi u mbaroi mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici.
Duke shfrytëzuar praninë e ministrit të drejtësisë në këtë aktivitet kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami nuk humbi kohë por zhvilloi një takim me ministrin Manja për të sheshuar mes tyre qendrimet për projektin unik të hartëssë re gjyqësore.
Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në 3 vite në Gjyqësor u vendosën standarde të reja.