Genc Gjonçaj, zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas marrjes së këtij posti nis edhe konstituimin e pozicioneve kyçe. Gjatë ditës së djeshme Genc Gjonçaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit. Gjonçaj zëvendëson në këtë detyrë Albana Shtyllën e cila u zgjodh në organet e Vettingut. Gjonçaj ka mbajtur deri të mërkurën detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa më herët ka pasur edhe detyrë si jurist i Partisë Socialiste pranë KQZ-së.
Genc Gjonçaj njihet si një ndër juristët më të mirë në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

