Zguri: Afati i fundit për listat e kandidatëve për deputetë 28 prilli, jo 3 maji

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri thotë në studion e Ora News, se afati i fundit për regjistrimin e listave shumëemërore për deputetë ishte data 28 prill ora 12 dhe jo deri më 3 maj, siç pretendon kreu i KQZ-së.

Sipas tij, regjistrimet pas datës 28 prill janë të paligjshme

Zguri: Ka pasur një “neglizhencë” nga KQZ. Ligji e ka përcaktuar si organ kolegjial, biles edhe kompetenca e kryetarit vijnë pas vendimmarrjes. Partia Demokratike thoshte se ishte data 28 afati për regjistrimin e listave shumëemërore. Ishte e vërtetë. Kur u futëm dhe bëmë llogaritë përkatëse, data 28 ora 12:00 ishte afati i fundit ku subjektet kishin të drejtë për të sjellë listat shumëemërore. Problemi më i madh ishte mënyra se si menaxhua nga KQZ. Ne jemi në një kontekst. Është e qartë se një pjesë e spektrit politik nuk është futur në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëmendja është shumë e madhe dhe nuk mundej që një deklaratë e tillë të anashkalohej nga KQZ. Çfarë u bë? Përmes një deklarate të zëdhënëses, titullari i institucionit në tejkalim të kompetencave të veta, mund të deklarohej në emër personal, por nëse flet në emër të KQZ duhet të ketë vendimmarrje. Kam deklaratën e datës 29 të KQZ ku thuhet se është data 29 prill data e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbas 24 orësh. Deklarata e dytë e KQZ, që më duhet ta citoj; KQZ e ndjeshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është caktuar, ju tërheq vëmendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, se ende synohen manovra gjithëpërfshirëse prej datë 3 maj. Brenda 24 orëve na lëvizën tre data. Unë jam i bindur se është data 28 ora 12:00.

Është data 29 apo deklarata e datës 30 ku thuhet se është deri më 3 maj. Çne KQZ të merret me manovra të partive politike. Subjektet që kanë depozituar listat përtej datës 28 ora 12 do të jenë të paligjshme. Të paktën për mënyrën se si ne interpretojmë listën. Jemi konsultuar edhe me specialistë të tjerë dhe besoj se e drejta është me ne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?