“Zhduken 28 dokumente sekrete nga kasaforta sekrete e Policisë së Shtetit”
Një sërë dokumentesh dyshohet se janë zhdukur nga kasaforta e Policisë së Shtetit.
Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha me një mesazh të bërë publik në Facebook.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Ne kasaforten e ministrise se brendshme Ardian Çipa dhe Saje qorri vjedhin dokumentat super sekrete!
Komisari dixhital informon:
-zhdukjen e 28 dokumentave super sekrete per krimin, nga kasaforta super sekrete e policise se shtetit,
– ne ministri te gjithe e dine se ato i kane vjedhur
– Ardian Çipa dhe Saje qorri
– Xhafa -Çako perpiqen te fshehin zhdukjen e dokumentave.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te nderhyje me urgjence per te prere duart e krimit ne dokumentat supersekrete te luftes kunder tij dhe te vendos para ligjit autoret e ketij akti te rende kriminal, per te cilet e gjithe policia e shtetit flet dhe ka dijeni! sb
“Miredita Doktorr, desha te ju informoj se te Drejtoria e Krimit te Organizuar ku eshte Ardjan Cipa kane humbur 28 shkresa tejet te rendesishme me siglen teper sekret , Per kete zhdukje te dokumentave top sekret te cilat ruhen ne kosaforta me kode teper sekret dhe qe hapen vetem ne prani te drejtorit Çipa kane nje jave dhe kane pezulluar vetem nivele nivele te ulta drejtimi.
Te gjithe e dine se mbrapa kesaj vjedhje qendrojne direkt Tahiri dhe Cipa pasi behet fjale per infomacion te klasifikuar teper sekret. Ju lutem shume bejeni publike sepse Xhafa dhe Çako po bejne presion te madhe per te mbyllur skandali.”
KOHA JONË SONDAZH

