Zhvillimet në PD, Jorida Tabaku: Nuk jam pjesë e asnjë grupimi

Partia Demokratike vijon që të jetë me dy grupime. Një nga figurat më të vlerësuara në PD, është padyshim edhe Jorida Tabaku, e cila edhe pse është shihet pranë grupit të Enkelejd Alibeajt, thotë se nuk është pjesë e asnjë grupimi, por vetëm anëtare e PD-së.

”Unë ndoshta nga shumë të tjerë, e kam përjetuar në një mënyrë shumë emocionale ndarjen brenda PD, jam që fëmijë në PD, sigurisht që nuk më erdhi mirë, dhe shpresoj të jetë një mesazh për të gjithë, që nuk jemi në ditën më të mirë. Shpresoj që të shërbejë si një sinjal për të përmirësuar gjërat në PD, nuk e japim dot këtë frymë dhe këtë standart. Janë në dy shtëpi”.

Në zgjedhjet lokale PD-ja, do të shkojë e përçarë. Grupi i Rithemelimit i ka tashmë 61 kandidatët zyrtarë për garën e 14 majit, kurse grupi i Alibeajt ende.

SHKARKO APP