Zjarret nuk po ndalen, Shqipëria në rrezik të katastrofës natyrore

Rajoni është në luftë të egër me flakët që po djegin me mijëra hektarë pemë, por më e rëndësishmja që po rrezikohet rëndë edhe jeta e banorëve, aty ku zjarret janë aktive.

Zjarret në Karaburun fatkeqësisht po vijojnë, pasi flakët po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat. Banorët e kanë të pamundur të mbrohen të vetëm nga flakët. Ata kanë qëndruar gjitha natën në roje. Ndërkohë që era e fortë po e shtyn zjarrin më në jug drejt pyjeve me pisha në Llogora.

Nëse zjarri mbërrin atje, dëmi do të jetë i jashtëzakonshëm por edhe rruga nacionale bëhet e pakalueshme. Në ditën e tetë të katastrofës natyrore në Karaburun, ushtria ka ndihmuar me 500 forca emergjencat. Ushtarët janë të pajisur vetëm me nga një lopatë, por ndërhyrja e tyre është e rrezikshme sepse flakët ecin më shpejt se njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vatër e madhe zjarri është krijuar në fshatin Arshilengo në Lunxhëri. Tymi ka mbërritur deri në qytetin e Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit edhe në Shllak, ku rrezikohen banesat. Banorët e Arshilengos gjithashtu kanë nisur të braktisin banesat, për t’i shpëtuar përparimit të flakëve, me ndihmën e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç zonës së Dukatit në Vlorë, një vatër zjarri është riaktivizuar edhe në Lunxhëri. Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e repartit zjarrfikës, për të shuar flakët që janë përhapur në zonat e larta kodrinore. Në Gjirokastër, janë djegur deri më tani 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arre.

Për momentin nuk pritet ndonjë ndihmë konkrete nga vendet fqinje, pasi situata e zjarreve është problematike thuajse në të gjithë rajonin e Ballkanit. Nëse flakët nuk shuhen, Shqipëria me të vërtetë rrezikon që të jetë drejt një katastrofe natyrore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?